Please enter at least 3 characters.

Shërbehet bakllava në qendër të Prishtinës, dy ditë para fillimit të Ramazanit (Video)

2018/05/bak-bakllava.jpg

Të hënën në qendër të Prishtinës, një numër të rinj besimtarë myslimanë, në vigjilje të muajit të Ramazanit, kanë shpërndarë bakllava.

Dimensionet e kësaj ëmbëlsire kanë qenë 4 metër katror, derisa përgatitjen e saj në mënyrë vullnetare e ka bërë fabrika e ëmbëlsirave “Missini Sweets”.

Janë dhuruar 4,500 copë bakllava për kalimtarët e rastit. Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura dhe fletushka informative lidhur me agjërimin.

Organizatorët kanë thënë se do të tentojnë që vitin tjetër ëmbëlsira të jetë disa herë më e madhe, duke synuar që të hynë në librin e Ginisit. /Telegrafi/