Please enter at least 3 characters.

Shemben katër kate shtesë të pallatit te ‘Shkëmbi i Kavajës’

2017/02/kavaja.jpg

Katër kate shtesë të një pallati 24-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës - disa metra larg plazhit - janë shembur. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, përveç se dëmeve materiale.

Nga struktura e pallatit, e cila është ndërtuar në rërë, janë shembur katër katet e fundit që janë ndërtuar dy vite më parë.

Dy vite më parë, po në këtë zonë është shembur një pallat tjetër - pak metra më tej.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /Shqip/