Please enter at least 3 characters.

Shefi i OKB-së thotë se energjia elektrike e prodhuar në centralin bërthamor të Zaporizhzhia i përket Ukrainës

2022/08/fab10248-fbb0-46b4-81f8-e78631fccaa0.jpg
263:"UN Secretary-General Antonio Guterres makes a statement during his visit to a port in Odesa, Ukraine on August 19. (Bulent Kilic/AFP/Getty Images) 2022, amid Russian invasion of Ukraine. (Photo by BULENT KILIC / AFP) (Photo by BULENT KILIC/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të premten se energjia elektrike e prodhuar në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia i përket Ukrainës, pas raporteve se Kremlini mund të devijojë energjinë elektrike të prodhuar në central në pjesët e okupuara nga Rusia të Ukrainës.

“Natyrisht, energjia elektrike nga Zaporizhzhia është energji elektrike ukrainase dhe është e nevojshme – veçanërisht gjatë dimrit – për popullin ukrainas. Dhe ky parim duhet të respektohet plotësisht”, tha Guterres gjatë vizitës së tij në portin ukrainas të Odesës.

Guterres përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth uzinës bërthamore të Zaporizhzhia-s.

Komentet e tij vijnë pasi Energoatom, operatori shtetëror i energjisë bërthamore i Ukrainës, pohoi më herët të premten se forcat ruse në termocentral “po planifikojnë të ndalojnë njësitë e punës të energjisë në të ardhmen e afërt dhe t'i shkëputin ato nga linjat e komunikimit që furnizojnë me energji sistemin e energjisë të Ukrainës”.

Pretendimi i Energoatom është i fundit në një breshëri akuzash të bëra nga secila palë për sigurinë dhe veprimet  ushtarake përreth termocentralit, kompleksi më i madh bërthamor në Evropë. Mungesa e aksesit të pavarur në uzinë e bën të pamundur verifikimin e asaj që po ndodh atje. /Telegrafi/