Please enter at least 3 characters.

Shefi i OBT-së: Jemi në prag të luftërave tregtare

2018/02/ROBERTO-AZEVEDO-WTO-DIRECTOR.jpg
511:"Brazil's ambassador to the WTO, Roberto Azevedo, gestures during a press confrence following his earing on his bid to become the new World Trade Organization (WTO) director general on January 31, 2013 at the World Trade Organization (WTO) headquarters in Geneva. WTO is interviewing nine candidates to replace Pascal Lamy as director general. The WTO's 158 member countries is to make its decision known by May 31. AFP PHOTO / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) paralajmëron se tarifat e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe reagimi i zemëruar i disa vendeve si Kina shtojnë rrezikun e luftrave tregtare.

"Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim", tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevedo, duke folur për Agjencinë Gjermane të Lajmeve 'DPA' në Gjenevë, përcjell Telegrafi.

"Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshëme dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen", shtoi Azevedo.

Në janar, Uashingtoni njoftoi se po vendos tarifa të larta për lavatriçe të mëdha të importuara dhe panele diellore për të mbrojtur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kina, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe të tjerët kanë reaguar ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni, duke bërë thirrje për konsultime me OBT-në. Nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen, Uashingtoni mund të përballet me masa ndëshkuese. Megjithatë, Azevedo ka siguruar që ai nuk e sheh mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohet nga OBT. /Telegrafi/