Please enter at least 3 characters.

Sheffieldi në minutat e fundit të ndeshjes e ndal Chelsean për t'i marrë një pikë

2019/08/abra.jpg
258:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 31: Tammy Abraham of Chelsea scores his team's second goal during the Premier League match between Chelsea FC and Sheffield United at Stamford Bridge on August 31, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea dhe Sheffield United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në ‘Stamford Bridge’.

Ishin The Blues ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 19-të.

Sulmuesi anglez (43’) ishte tejet i disponuar për lojë, pasi arriti ta shënonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Chelsea, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.

Chelsea vs Sheffield United (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Në të dytën ishin përsërit Blutë nga Londra që e kishin iniciativën për gol, mirëpo mysafirët ishin ata që shënuan.

Chelsea vs Sheffield United (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Callum Robinson e ngushtoi epërsinë e Chelseat në 2-1 në minutën e 46-të, pas asistimit që pranoi nga Stevens.

Por, mysafirët nuk u ndal me kaq, pasi arritën t'i barazonin shifrat në 2 - 2 fal auto-golit të shënuar nga Kurt Zouma (90').

Pas javës së katërtë, Chelsea gjendet në vendin e nëntë me pesë pikë, ndërsa në ndeshjen tjetër do të udhëtojë te Wolverhampton Wanderers, një takim aspak i lehtë për ta. /Telegrafi/

https://twitter.com/HdMnbr/status/1167826624924082176

https://twitter.com/daliosway/status/1167823800584429569