Please enter at least 3 characters.

SHBA, tornadot binjake godasin Nebraskan (Video)

2016/01/shba-tornadot-binjake-godasin-nebraskan-video_hd.jpg

Qyteti i Pilger-it, rreth 100 milje (160 km) në veri-perëndim të Omahas, me një popullsi prej 350 njerëzish, u shkatërrua nga tornadot “Binjake”.

Jerry Weatherholt, komisioneri i qarkut, tha se gjysma e qytetit është e dëmtuar.

"Dukej sikur Perëndia po zvarritej me dy thonjtë e saj në të gjithë vendin", tha Gregg Moeller, dëshmitar i ngjarjes, transmeton shekulli.

Pilgeri (qyteti), pësoi dëme të mëdha në shkolla, në një bankë dhe në një kishë në qytet, dhe shumë shtëpi në pjesën jugore të qytetit u shkatërruan ose dëmtuan.

Guvernatori i shtetit ka deklaruar se vendi është në situatë emergjence, gjë që do të lejojë përdorimin e Gardës Kombëtare të Nebraskas. Gjithashtu numri i të lënduarve mund të rritet pasi forcat kombëtare të vendit janë ende në kërkim të personave të tjerë:

"Ne jemi ende duke gërmuar, për të nxjerrë njerëzit jashtë", deklaruan burime nga forcat e menaxhimit të krizës. /Telegrafi/