Please enter at least 3 characters.

SHBA nuk do të marrë pjesë në prodhimin e ilaçeve dhe vaksinës kundër COVID-19, iniciativë e nisur nga OBSH

2020/04/656528.jpg
251:"FILE PHOTO: Flags of U.S. and U.N. are seen near the UN building where heads of state and officials are attending the 73rd session of the United Nations General Assembly at U.N. headquarters in New York, U.S., September 27, 2018. REUTERS/Eduardo Munoz
7:"REUTERS

Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në nisjen e një iniciative globale të premten për të shpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19, i tha Reuters një zëdhënës i misionit amerikan në Gjenevë.

"Nuk do të ketë pjesëmarrje zyrtare të SHBA"-së, tha ai në një përgjigje me e-mail. "Ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth kësaj nisme në mbështetje të bashkëpunimit ndërkombëtar për të zhvilluar sa më shpejt një vaksinë për COVID-19", tha zëdhënësi amerikan, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një pezullim të fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ku është dhuruesi më i madh.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel do të ndihmojnë në fillimin e nismës globale të premten, tha agjencia e KB-së. /Telegrafi/