Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja raporton numër rekord të të hospitalizuarve shkaku i COVID-19

2020/12/bb86c768-b4d0-406e-81b2-09be807c07b1.jpg
413:"HOUSTON, TX - NOVEMBER 26: (EDITORIAL USE ONLY) A medical staff member takes a blood sample from a patient in the COVID-19 intensive care unit (ICU) at the United Memorial Medical Center during Thanksgiving at the United Memorial Medical Center on November 26, 2020 in Houston, Texas. According to reports, Texas has reached over 1,220,000 cases, including over 21,500 deaths. (Photo by Go Nakamura/Getty Images)
12:"Getty Images

Megjithëse ka pasur një lajm të mirë këtë javë rreth vaksinave kundër coronavirusit, shifrat e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të tregojnë një situatë të tmerrshme.

SHBA-ja vendosi një rekord për sa i përket numrit të njerëzve që janë shtruar në spital për shkak të coronavirusit, raporton cnn.

Të paktën, 98,691 pacientë u shtruan në spital gjatë ditës së djeshme, sipas Projektit të Ndjekjes së COVID-19.

Ky është numri më i lartë i shtrimeve në spital brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me virusin.

Ky është më shumë se dyfishi i numrit të shtrimeve në spital të raportuara më 1 nëntor, dhe më shumë se trefishi i numrit të shtrimeve në spital të raportuara më 1 tetor. Shtrimet e së martës në spital janë një rritje më shumë se 60 për qind. /Telegrafi/