Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja jep miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër COVID-19

2021/07/AP21144719813912-1024x640-1.jpg
430:"In this March 2021 photo provided by Pfizer, vials of the Pfizer-BioNTech COVID-19 vaccine are prepared for packaging at the company’s facility in Puurs, Belgium. Pfizer is about to seek U.S. authorization for a third dose of its COVID-19 vaccine, saying Thursday, July 8, 2021, that another shot within 12 months could dramatically boost immunity and maybe help ward off the latest worrisome coronavirus mutant. (Pfizer via AP)
2:"AP

Shtetet e Bashkuara miratuan sot plotësisht vaksinën Pfizer për njerëzit mbi moshën 16 vjeç, njoftoi rregullatori amerikan i FDA, i cili duhet të inkurajojë vaksinimin në atë shtet.

FDA, agjencia amerikane e barnave, ka miratuar plotësisht vaksinën e parë të vendit kundër coronavirusit, thuhet në deklaratë.

Gjegjësisht, vaksina e Pfizer u miratua në dhjetor për raste urgjente, raporton cnn.

Ende është në dispozicion për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 12 deri në 15 vjeç nën kushte të caktuara.

"Megjithëse miliona njerëz me siguri janë vaksinuar kundër COVID-19, ne mendojmë se ky miratim i ekspertëve mund të përfaqësojë më shumë besim në vaksinën dhe në vaksinimin për disa". tha shefja në detyrë e FDA-s, Janet Woodcock.

"Pika historike e sotme mund të na lejojë të ndryshojmë rrjedhën e lëvizjes pandemike në Shtetet e Bashkuara", shtoi Woodcock.

Një vaksinë e miratuar plotësisht Pfizer jo vetëm që mund të ndihmojë ata që hezitojnë të vaksinohen, por mund të lejojë organe të caktuara të prezantojnë vaksinimin pa frikën e rregullave ligjore.

Pentagoni, për shembull, ka njoftuar se të gjithë anëtarët e ushtrisë amerikane do të duhet të vaksinohen pasi të dalin lajmet për miratimin e plotë të vaksinës. /Telegrafi/