")
Please enter at least 3 characters.

SHBA-ja e shqetësuar për lëvizjet ushtarake të Rusisë në Siri

2016/04/Shqetesimi-i-SHBA.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim në lidhje me raportet se Rusia është duke dërguar më shumë pajisje ushtarake në Siri për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad, në një kohë kur armëpushimi atje është në rrezik dhe bisedimet e paqes po zhvillohen në një situatë të vështirë.

Zyrtari amerikan, Staffan de Mistura, tha për Reuters se Rusia ka rivendosur artileri në veri të Sirisë - një lëvizje që mund të sugjerojnë se qeveria siriane dhe aleatët e saj janë duke u përgatitur një sulm tjetër në qytetin e ndarë të Aleppos, transmeton KosovaPress.

Përforcimet ruse do të rrezikojnë përkeqësimin e luftës pas dështimit të armëpushimit dhe të pamundësojë përfundimin e luftës në bisedimet e paqes në Gjenevë, të udhëhequra nga OKB-ja.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.