Shaqiri: Për mua, Kosova është njëjtë si Zvicra
24/06/2015
Pas një starti të suksesshëm me Interin, pjesën tjetër të sezonit ai e ka kaluar në bankën e rezervistit. Megjithatë, mesfushori nuk dëshiron të lë dyshime se atje nuk i pëlqen.
Në intervistën që ka zhvilluar albinfo.ch me të, Xherdani shprehet të jetë shumë i lumtur që është pjesë e ekipit italian. Spekulimet se ai mund të largohet për shkak të pakënaqësisë dhe se nuk po e gjen veten në futbollin italian, Shaqiri i mohon kategorikisht.
Si do që të jetë, famën që ai e ka në Zvicër dhe Kosovë, nuk ia merr dot kush, është një yll i padiskutueshëm. Një djalë i këndshëm dhe modest që sa herë flet për vendlindjen e tij, Kosovën, i buzëqesh fytyra. Ai e thotë një gjë me bindje të plotë: “Kosova është për mua si Zvicra”.


