Shabani në pritje të Kosovës së Vushtrrisë
25/02/2015
Lojtari ka deklaruar, se ende nuk iu ka bashkuar kampionit aktual të Kosovës dhe beson se do të arrijë marrëveshje gjatë këtyre ditëve.
“Unë jam lojtar i Kosovës së Vushtrrisë. Unë kam arritur marrëveshje me ta, për të vazhduar edhe në pranverë, por ende nuk më kanë thirrur që të mi plotësojnë kushtet që jemi marr vesh”.
“Pres që brenda këtyre ditëve të fillojë, normal nëse veç ato kushte plotësohen”, pohoi Egzon Shabani për ‘Gazetën olle’.
Kosova e Vushtrrisë ndeshjen e parë në pranverë do ta luaj si vendas përballë kampionit vjeshtor Feronikelit. /Telegrafi/


