Sfidat që po hasin fermerët, Komuna e Podujevës del me njoftim
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të marrë pjesë në një takim me fermerë, ku do të diskutohet për sfidat që hasin fermerët, kërkesat për mbështetje, propozimet e tyre, si dhe do t’u prezantohen projektet e planifikuara për vitin 2025.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se, bazuar në diskutimet që do të dalin nga ky takim, do të hartojë planin e punës për vitin 2026, do të përcaktojë prioritetet reale në terren dhe do të përgatisë skemën e subvencionimit dhe mbështetjes financiare sipas sektorëve.
Takimi do të mbahet të martën, më 3 shkurt 2026, në sallën e Kuvendit Komunal dhe do të fillojë në orën 11:00.
Komuna fton të gjithë fermerët që të marrin pjesë aktivisht dhe të kontribuojnë me idetë dhe nevojat e tyre. /Telegrafi/


