Please enter at least 3 characters.

Sezoni i tretë i Euphoria përballet me kritika për skena ekstreme

Sezoni i tretë i “Euphoria” ka shkaktuar debat të madh mes fansave dhe kritikëve, të cilët thonë se seriali është bërë më i errët dhe më ekstrem se dy sezonet e para.

Seriali vazhdon të ndjekë jetën e Rue, Cassie dhe Jules, por këtë herë me histori edhe më të rënda dhe skena më provokuese.

Sipas përshkrimeve dhe reagimeve, Rue përfshihet në trafik droge dhe menaxhimin e një klubi striptizmi, ndërsa Cassie fiton para përmes OnlyFans dhe shfaqet në situata që shumë shikues i kanë quajtur poshtëruese, shkruan DailyMail.

Jules, nga ana tjetër, paraqitet si “sugar baby” (person i mbajtur financiarisht nga një partner më i pasur), gjë që ka shtuar kritikat për mënyrën si trajtohen personazhet femra.

Disa nga skenat më të diskutuara përfshijnë përmbajtje shumë të fortë vizuale dhe tematike, sidomos rreth seksualitetit, varësisë dhe shfrytëzimit.

Një pjesë e audiencës dhe disa media e kanë quajtur sezonin të tepruar, duke thënë se seriali po mbështetet më shumë te skenat shokuese sesa te zhvillimi i historisë.

Pas episodit të parë, reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, me disa fansa që thanë se nuk e njohin më serialin si më parë, ndërsa të tjerë kritikuan drejtimin e ri të krijuesit Sam Levinson dhe mënyrën si po trajtohen personazhet dhe temat e ndjeshme. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com