Please enter at least 3 characters.

Seven Saraqi ka gati disa projekte

2019/07/7saraci_59353875_131237758049557_6319669196306404413_n-e1562092226270.jpg

Këngëtari shqiptar, Seven Saraqi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e tij.

Edhe pse gjatë kësaj kohe ka qëndruar më larg rrjeteve sociale dhe fansave të tij, kjo nuk do të thotë që ai është larguar nga muzika. Ylli i muzikës, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles, së fundmi ka bërë të ditur se ka gati afro 30 këngë.

Seveni nuk ka zbuluar detaje për fansat, por ata mezi po e presin rikthimin e këngëtarit shqiptar.

Në njërin prej projekteve, Saraqi do të tregojë vuajtjet e shqiptarëve gjatë vitit 1999, gjersa i ka përmbledhur me një video.

Ndryshe, "Ti po rren", në bashkëpunim me Don Phenom është kënga e fundit e publikuar nga këngëtari 26-vjeçar. /Telegrafi/