Please enter at least 3 characters.

Serwer: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

2016/01/serwer-asociacioni-bashk-euml-si-komunash-n-euml-baza-etnike-video_hd.jpg

Eksperti i amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

"Por Gregu qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme", ka thënë Serwer, raportojnë mediat.