Please enter at least 3 characters.

Sergi Roberto hero jo vetëm në fushë, por edhe në jetën reale - kjo është e dashura supermodele e tij (Foto)

2017/03/carol-4.jpg

Quhet Coral Simanovich dhe është një nga modelet më të njohura në Izrael.

Prej disa muajsh ajo është zhvendosur në Spanjë pasi ka nisur një histori romantike me mesfushorin e Barcelonës, Sergi Roberto.

Lojtari katalanas është heroi i mbrëmjes historike të suksesit 6-1 ndaj PSG dhe duket se ka një arsye për shpërthimin e tij.

Simanovich është ndoshta sekreti i shpërthimit të tij në minutën e fundit të ndeshjes së zhvilluar në “Camp Nou”.