Serbët kërkojnë që serbishtja të jetë gjuhë zyrtare e Malit të Zi
Në letrën të cilën e kanë dërguar Andrija Mandic dhe Goran Danilovic te SNP, thuhet se çështja e gjuhës duhet të zgjidhet në fillim të vitit të ri shkollor. Letra u është dërguar nënkryetarëve të SNP-së të cilët në lidhje me gjuhën serbe javën e kaluar kanë biseduar me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Luiksic dhe me ministrin e Arsimit, Slavoljub Stijepovic.
Mandic dhe Danilovic cilësojnë se vetëm ndryshimi i ligjit për sistemin arsimor mund të sigurojë barazinë mes të gjuhës serbe dhe gjuhës malazeze në edukim, shkruan ditorja “Vijesti”, citon “B92”.
Kryeministri malazez ka deklaruar para ca ditëve se qeveria e tij ndjek politikën e gjuhës në përputhje me kushtetutën e shtetit, që do të thotë se gjuha malazeze do të jetën gjuhë zyrtare. Gjuha malazeze, sipas tij, ka statusin më të lartë ligjor dhe se përdorimi i kësaj gjuhe është i obligueshëm./Telegrafi/


