Selin Bollati për Gimbon: Kemi një marrëdhënie shumë të shëndetshme
Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.
E ftuar në emisionin "Pushime on Top", ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe nuk i ngjan marrëdhënieve tipike të brezit të tyre.
"Ne të dy nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik. Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme. E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku", u shpreh Selin.
Ajo shtoi se mënyra se si e kanë ndërtuar lidhjen i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre.
"Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift. Por ne jemi mirë", tha ajo.
Duke folur për bashkëjetesën, Selini e komentoi me humor partnerin e saj, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon mirë, megjithëse pranoi se DJ Gimbo nuk është natyrë shumë korrekte në përditshmëri.
Çifti tani është në çdo paraqitje bashkë, e në përkrahje të njëri-tjetrit. /Telegrafi/


