Selimi: Nuk e lëshojmë pozitën e parë
Strategu i mirënjohur kosovar, ka deklaruar se skuadra e tij ka si për qëllim inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar vetëm nëpërmjet pozitës së parë në tabelë.
“Mendoj se kemi forcë për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë deri në fund dhe shpresoj se do t’ia arrijmë këtij qëllimi”, tha Selimi fillimisht.
“Besoj fuqishëm në skuadrën time, në lojtarët e mijë se do të ngitemi në Superligë nga pozita e parë”.
“Në rast se luhet futboll korrekt atëherë pas ne do të jenë Liria dhe Llapi pasi edhe ato dy skuadra janë pretendente për tu rikthyer në Superligë”, tha Selimi.
I pyetur se a i frikësohet barazhit ku Gjilani u eliminua vitin e kaluar nga Feronikeli, Selimi shtoi:
“Thash edhe më lartë se do të ngjitemi direkt. Sa i përket barazhit le ta provojnë skuadrat tjera atë ndjenjë se ne e kemi provuar. Gjilani nuk e meriton të jetë në Ligën e Parë”.
“Me rikthimin e Gjilanit në elitë adhuruesit e futbollit do ta shohin edhe derbin e anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit. Ky derbi i jep hijeshi futbollit tonë”, përfundoi Selimi. /Telegrafi/


