Sela: Nuk do të aktivizohemi në këto zgjedhje
01/04/2014
"Dega jonë ngrin aktivitetet dhe nuk do mbajë asnjë lloj përgjegjësie mbi rezultatin e tyre", tha kreu i degës, Ziadin Sela për Portalb.
Ky është përcaktimi unanim që ka dalë nga mbledhja e sontme e cila u zhvillua në Strugë, e cila ka analizuar të gjitha detajet ndërsa vërejtja më e madhe ka qenë mos thirrja e kuvendit qendror për të analizuar kërkesën e Degës së Strugës.
Në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare e degës së PDSH-së në Strugë, e cila do ta shpalos qëndrimin e saj lidhur me situatën e krijuar.
Megjithatë, gjithë anëtarët e kësaj dege kanë përsëritur mbështetjen e fuqishme ndaj Platformës dhe Marrëveshjes politike të PDS-së. /Telegrafi/


