Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen mbi 33 kg kokainë në kontejnerin me banane në Durrës, tetë të arrestuar

2022/11/Untitled-design-2-1-1068x601-1.jpg

Një sasi prej 33.5 kg kokainë është sekuestruar pasditen e së enjtes në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në dy arka bananesh, 31 pako.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit, njofton euronewsal./Telegrafi/