Please enter at least 3 characters.

Sekreti qëndron te pantallonat

2016/06/how-to-wear-wide-leg-palazzo-pants-trend-summer-.jpg

Trend sërish në skenat botërore të modës janë bërë pantallonat me pjesë të zgjatur të këmbëve, të quajtura pantallonat “palazzo”

Edhe pse këto pantallona më mirë u rrinë femrave të gjata, edhe ato që janë më të shkurta mund t’i veshin me krenari, por në kombinim me take të përshtatshme dhe nëse i shkurtojnë pak.

Ekspertët i paralajmërojnë femrat që qepjen dhe strukturën t’i zgjedhin në bazë të ndërtimit të tyre trupor, ashtu që do të jenë të gatshme të ecin nëpër rrugët e qytetit dhe të tërheqin vëmendje, transmeton Telegrafi.