Please enter at least 3 characters.

Sejdiu alarmon për mundësinë e “kontaminimit të provave”

2016/11/Dardan-Sejdiu-konference-foto-Ridvan-Slivova-10-e1479279370941.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka deklaruar në emisionin Politikë në Tribuna Channel, se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar nga shteti, përkatësisht nga pushteti.

Ai ka thënë haptas se nuk i beson, por as që pret nga EULEX-i të ndihmoj në zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të VV-së.

Sipas tij, LVV nuk pret drejtësi nga ata që nuk i përgjigjen e as nuk u japin llogari qytetarëve të Kosovës.

Sejdiu, ka insistuar që për ndriçimin e rastit duhet të bëhet një hetim i pavarur, por jo domosdoshmërish ndërkombëtar.

Mirëpo, ai ka përkujtuar se rreziku më i madh është te “kontaminimi i provave”. /Gazeta Tribuna/