Please enter at least 3 characters.

Seedorfin e shkarkojnë edhe në Serien B kineze

2016/12/sdddorfff-12.jpg
94:"2016Äê7ÔÂ7ÈÕ£¬Éî×ãǩԼÎ÷¶à·ò£¬¾ãÀÖ²¿¾ÙÐмûÃæ»á¡£¡£
7:"Osports

Pas vetëm 5 muajsh në Shenzhen FC, Clarence Seedorf është shkarkuar nga krerët e klubit.

Holandezi që u largua nga Milani për shkak të rezultateve negative para dy vjetësh, nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin e divizionit të dytë kinez.

Ish-mesfushori i kombëtares holandeze të futbollit që zbarkoi te Shenzhen në muajin korrik, erdhi me dëshirën për të ngjitur ekipin në Superligën kineze, por e mbylli kampionatin në vendin e 9.

Seedorf pritej të ishte një rival i denjë për Fabio Cannavaron në një duel të bukur në serinë B kineze, por nëse italiani fitoi titullin dhe promocionin, Seedorf meritoi shkarkimin.

Ashtu si në 2014 kur u zëvendësua nga Inzaghi, holandezi Seedorf i lë vendin një tjetër emri të njohur.

Sven-Goran Eriksson që drejton në futbollin kinez prej tre vjetësh, do të synojë të ngrejë ekipin e fuqishëm financiarisht por modest në objektiva.