“S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka
Alba ka shpërthyer sërish në lot pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shfaqur një gjendje të rënduar emocionale.
E prekur dhe e zhgënjyer nga situatat e fundit brenda shtëpisë, ajo u shpreh hapur për ndjenjat e saj, duke theksuar se ka humbur çdo dëshirë për të njohur apo për t’u afruar me ndonjë mashkull.
E revoltuar, Alba tha: “Nuk dua te njoh asnjë mashkull ne jetën time, mbaroi cdo gje, s’dua te merrem”, duke lënë të kuptohet se përjetimet e saj të fundit e kanë lënduar thellë.
Gjatë këtij momenti të vështirë, Shkurta qëndroi pranë saj dhe u përpoq ta qetësonte, duke e pyetur me kujdes: “A po te pengoj?”, në shenjë mbështetjeje dhe dëshire për ta ndihmuar të kalojë këtë gjendje emocionale.
Alba vijoi më tej duke shprehur zhgënjimin e saj të madh për mënyrën se si, sipas saj, keqpërdoret mirësia e një femre për interesa personale dhe për audiencë.
Ajo theksoi se shpesh nuk kuptohet se sa keq mund të nxirret një grua në publik përmes batutave dhe situatave të papërshtatshme.
Sipas saj, ka persona brenda shtëpisë që kanë jetë private, fëmijë dhe janë në lidhje, por megjithatë bëjnë hajgare të tilla me një femër, pa respektuar aspak ndjeshmërinë dhe dinjitetin njerëzor.
Alba u shpreh se në këto raste nuk merret parasysh “njerëzillëku”, por gjithçka shihet vetëm si lojë, ndërsa ajo ndihet sikur trajtohet si robot dhe jo si njeri me ndjenja.
Emocionet e saj të forta treguan qartë se situata ka lënë gjurmë të thella tek ajo, ndërsa momenti u komentua gjerësisht edhe nga banorët e tjerë.
Ky shpërthim i Albës pritet të sjellë reagime të shumta, pasi prek tema të ndjeshme si respekti, kufijtë personalë dhe mënyra se si gratë trajtohen në një format të tillë. /Telegrafi/


