Please enter at least 3 characters.

Schalke kryeson Grupin B

2016/01/f.1207225216880_m.jpg

Gjermanët krijuan avantazh të dyfishtë përmes Jurados (20’) dhe Howedes (81’), ndërsa një gol për vendasit e realizoi Luisao tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Nga ana tjetër, Lyoni ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Hapoel Tel Avivit për t’u kualifikuar nga vendi i dytë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Pas xhiros së fundit, Grupit B i prin Schalke me 13 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Lyoni me 10 pikë. Benfica që ka gjashtë pikë do të luajë në Europa League. /Telegrafi/