Please enter at least 3 characters.

Scardian Sigurime fiton çmimin si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Kosovë 2021/22” nga FCE

2022/03/Foto-Kryesore-2.jpg

Puna dhe angazhimi i kompanisë Scardian Sigurime përgjatë viti 2021 u kurorëzua edhe me një çmim tjetër të rëndësishëm i cili e dëshmon edhe njëherë cilësinë dhe motivin e kompanisë për të ofruar shërbimet më të mira për qytetarët e Kosovës.

Finance Central Europe në publikimin e fundit të rankimit të kompanive të sigurimeve që operojnë në Evropën Juglindore ka renditur kompaninë Scardian Sigurime si kompaninë më të mirë në tregun e sigurimeve në Kosovë: “ The Best Insurance Company in Kosovo 2021/22”.

Bazuar në hulumtimet dhe statistikat mbi të dhënat financiare të kompanive të sigurimeve, të publikuara në raportin e fundit të Finance Central Europe në muajin mars, Scardian Sigurime si dhe kryeshefi ekzekutiv i saj Z.Hekuran Neziri  vlerësohen si:

“The Best Insurance Company Director of the Year in Kosovo 2021/22” Hekuran Neziri-CEO“The Best Insurance Company in Kosovo by Capital Strength 2021/22”“The Best Insurance Company in Kosovo by Pre-Tax Profit 2021/22”“The Best Insurance Company in Kosovo by ROA 2021/22”“The Best Insurance Company in Kosovo by ROE 2021/22”