Please enter at least 3 characters.

SBASHK-u thotë se të shtunën nuk do të ketë mësim: Vendimi i Nagavcit ishte i ngutshëm

2022/10/311349443_1077580586235713_7132839006834424097_n.jpg

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se kompensimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka kërkuar Ministria e Arsimit.

Në një konferencë për media, Jasharaj ka thënë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

Sipas tij, Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e mësimit të humbura nga greva nuk kompensohen – përveç nëse palët nënshkruese, pra Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, arrijnë marrëveshje të veçantë.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura, ishte vendim i ngutshëm nga ana e ministres së Arsimit e cila nuk e zbatoi kontratën kolektive ku thuhet qartë se orët e humbura të mësimit nga greva nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshtruese, pra MASHTI dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje të veçantë. Prandaj, këtë të shtunë nuk do të ketë zëvendësim të orëve”, është shprehur Jasharaj.

<section> <h2>A mendoni se duhet të zëvendësohen orët e humbura mësimore?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>

Ai tutje ka thënë se presin nga ministrja Nagavci që t’i ftojë në takim për të diskutuar se si do të zëvendësohen orët e humbura, e nëse një gjë e tillë nuk ndodh “jemi të detyruar ta respektojmë kontratën kolektive”.

Greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë.

Një ditë më pas, ministrja Nagavci publikoi vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor, sipas së cilit orët e humbura kompensohen të shtunave, duke filluar nga kjo javë. Megjithatë, me këtë vendim nuk u pajtuan as nga SBASHK-u, as prindërit e as komunat. Ata po refuzojnë që mësimi të zëvendësohet të shtunave, duke rekomanduar të gjenden zgjidhje tjera. /Telegrafi/