Please enter at least 3 characters.

Sarri iu është kthyer punës te Juve pas mungesës nga pneumonia

2019/09/GettyImages-1163331901.jpg
271:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 21: Head coach Maurizio Sarri of Juventus is seen during the International Champions Cup match between Juventus and Tottenham Hotspur at the Singapore National Stadium on July 21, 2019 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri është kthyer në stërvitje me ekipin në qendrën stërvitore Continassa.

Menaxheri i Juventusit, është kthyer në punë dhe kjo u komunikua nga klubi me një njoftim zyrtar, duket treguar si ai sot e drejtoi stërvitje.

Pas ndeshjes me Napolin, lojtarëve iu dha një pushim tre-ditor, ndërsa një pjesë tjetër është drejtuar në kampet e kombëtarëve përkatës ku janë ftuar.

Maurizio Sarri . (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Siç zbulohet më tej nga njoftimi, Gonzalo Higuain dhe Douglas Costa munguan sot në stërvitje, pasi të dy shfrytëzuan pushimin shtesë.

Edhe nesër në seancë stërvitore do të marrë pjesë Sarri.

Trajneri ende po shërohet nga pneumonia, që e mbajti atë jashtë për dy ndeshje.

Maurizio Sarri . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Bianconerët po punojnë për ndeshjen kundër Fiorentinës që zhvillohet në  fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/