Please enter at least 3 characters.

Sarri i pakënaqur me humbjen nga Tottenhami: Jam i zhgënjyer, kemi luajtur shumë keq

2018/11/Sarri-Tottenham.jpg
260:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 24: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea reacts during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Chelsea FC at Tottenham Hotspur Stadium on November 24, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ofroi asnjë justifikim pas humbjes së tyre 3-1 nga Tottenham.

Tottenhami ka mposhtur me dominim Blutë e Londrës duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon në Ligën Premier.

Chelsea ishte një hije e skuadrës që nuk e kishte shijuar humbjen në 12 ndeshjet e tyre të ligës dhe Sarri ka hedhur shumë kritika në drejtim të lojtarëve të tij.

"Jam i zhgënjyer për shkak se kemi luajtur shumë keq", ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

Maurizio Sarri (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

"Mendoj se kemi luajtur shumë keq në të gjitha drejtimet - fizikisht, mendërisht, teknikisht dhe taktikisht".

"E dija që kishim disa probleme dhe me këtë shfaqje sot ishte e qartë për të gjithë ata që kemi probleme për të zgjidhur".

"Mendoj se në tre ose katër ndeshjet e fundit ne nuk kemi filluar shumë mirë".

"Sot nuk më pëlqeu asnjeri futbollistë", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/