Please enter at least 3 characters.

Sarkazëm, stil dhe kitarë, kjo është performanca e Franc Korunit në Kënga Magjike 2016 (Video)

2016/10/franc.png

Artisti Franc Koruni është paraqitur këtë javë për herë të parë në festivalin "Kënga Magjike", edicioni i 18-të.

"I shkreti mbret" titullohet kënga me të cilën ai ka zgjedhur të konkurojë, e ndërsa tema që trajton kjo këngë është dashuria e një djali, që përmes serenatës tenton t'i shpreh dashurinë një vajze.

Edhe më e veçantë është melodia e cila është shumë melankolike, dhe artisti me mjaft profesionalizëm ka 'shkrirë' plotë tre komponentë të rëndësishëm të këngës: sarkazmën, stilin dhe kitarën. /Telegrafi/