Please enter at least 3 characters.

Samsung lajmëron tabletin e parë Android me procesor nga Intel

2016/01/f.0603113057475_210.jpeg

Sipas raportit të Reuters, lajmi vjen në kohë të duhur për Intel pasi që kompania është duke luftuar për t’u pozicionuar sa më mirë në tregun e pajisjeve mobile.

Më herët Samsung ka përdorur çipat e dizajnuar nga kompania britaneze ARM e cila njihet për furnizim me procesorë në pajisjet më të shitura mobile.

Ndërkohë, kompania koreano-jugore së fundi ka lajmëruar dy tablet të ri, njërin me madhësi ekrani prej 8 inçëve dhe versionin e ri të Galaxy Tab 3 me ekran prej 10.1 inçëve, i cili përdor procesorin e Intel. /Telegrafi/