Please enter at least 3 characters.

Samsung Galaxy Note 4 me ekran fleksibil?

2016/01/samsung-galaxy-note-4-me-ekran-fleksibil_hd.jpg

Në fakt, kësaj radhe nuk flitet për thashetheme sepse një ekzekutiv i Samsung e ka ka konfirmuar se kompania është të paktën duke menduar për krijimin e ekranit fleksibil për Note 4.

Duke folur për Wall Street Journal, zëvendës drejtori i Samsung për pajisjet mobile Lee Younghee konfirmoi se kompania e tij është duke menduar për një ekran fleksibil të Galaxy Note 4.

Kjo, pasi që pajisja është ende duke u zhvilluar dhe për të nuk ka dizajn final akoma.

Prandaj, një ekran fleksibil është vetëm një nga opsionet, kështu që asgjë nuk është vendosur përfundimisht, thotë Lee.

Nëse jeni fans i pajisjeve me ekran të lakuar, atëherë duhet të prisni deri kah muaji gusht ose shtator, kur edhe pritet që Samsung ta prezantojë Note 4 në IFA 2014. /Telegrafi/