Please enter at least 3 characters.

Sam Smith rrëfen për problemet e vazhdueshme me peshën

2019/03/SamSmithfk-e1552897619928.jpg
279:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white) Winnie Harlow and Sam Smith perform during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Muzikanti i popullarizuar, Sam Smith, ka folu haptas për dukjen e tij në një intervistë për I Weigh Interviews, me ç'rast ka pranuar se në moshën 12 vjeçare ka bërë liposukcion për zvogëlimin e gjoksit.

Këngëtari ka thënë se komplekset rreth dukjes kanë qenë gjithmonë shkaktarët më të mëdhenj të depresionit të tij.

"Gjëja kryesore për të cilën kam vuajtur gjithmonë ka qenë pesha ime. Luftoj secilën ditë me të", ka treguar ai.

Gjatë bisedës me nikoqiren Jameela Jamil, Smith ka treguar se kur ishte i bogël e ngacmonin për gjoksin e rritur dhe për këtë arsye kishte vendosur të bënte liposukcion.

Liposukcioni është procedurë kozmetike për heqjen e yndyrës, e cila nuk mund të largohet përmes dietës dhe ushtrimeve. Ndërhyrja kryhet nga një kirurg plastik në ije, bel, kofsha, të pasme, shpinë, krahë ose në fytyrë  - për të përmirësuar formën e tyre.

"Kam bërë liposukcion në moshën 12 vjeçare. Asokohe isha shumë i gëzuar për atë gjë. Megjithatë, në bazë nuk ndryshoi asgjë.

"E kam kthyer peshën për afro dy javë, sepse nuk isha i kujdesshëm me ushqimin. Mirëpo, të bësh liposukcion në moshën 12 vjeçare është vërtet gjë e madhe", ka rrëfyer Smith. /Telegrafi/