Please enter at least 3 characters.

Sallatë barbuni me finok

2016/08/sall-barbb.jpg

Përbërësit:▪ 12 barbun mesatarë ▪ 1 finok ▪ 1 shegë ▪ 1 tufë aragulla ▪ portokallPërgatitja:

Qëroni barbunët dhe prisni 12 fileto të plota. Lani finokun dhe priteni hollë nga baza, duke e mbajtur në ujë të ftohtë.

Futeni sallatën e finokut në tas dhe përziejeni me aragulla dhe shegë.

Marinojeni me vaj të cilësisë së pare dhe kripë e piper mjaftueshëm.

Skuqeni barbunin me gjalpë në tigan që nuk ngjit dhe shuajeni me verë të bardhë.

Vendosni mbi një fetë portokalli sallatën e finokut, duke krijuar një formë ylli me tre filetat e barbunit dhe marinojini me uthull balsamike dhe disa kokrra shegë.

Nga: Donato Simone, Fotografia Armand Habazaj