Please enter at least 3 characters.

Salah mbërrin në Romë

2016/01/salah-i-mb-euml-rrin-n-euml-rom-euml_hd.jpg

Egjiptiani do të mbërrijë në kryeqytetin italian, Roma, rreth orës 16:30, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.

Edhe nëse vizitat mjekësore kalohen me sukses, Salah nuk do të zyrtarizohet si lojtar i Romës, pasi pritet përgjigje nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, rreth kësaj çështjeje.

Roma dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e Salah me obligim blerje nga Giallorosët, ndërsa edhe lojtari është pajtuar me kushtet personale.

23-vjeçari shkëlqeu te Fiorentina si i huazuar nga Chelsea dhe kjo ishte arsyeja që Roma këmbënguli për transferimin e tij. /Telegrafi/