Please enter at least 3 characters.

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

352:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 02: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Mohamed Salah of Liverpool celebrating after scoring the second goal during the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD2 match between Liverpool FC and Bologna FC 1909 at Anfield on October 02, 2024 in Liverpool, England. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)
29:"Liverpool FC via Getty Images

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili po luan në formën më të mirë të jetës së tij dhe po udhëheq Liverpoolin drejt titullit të ri në Ligën Premier, ka njoftuar edhe një herë largimin e tij nga Anfield në një intervistë emocionuese.

Duke folur për TNT Sports, Salah zbuloi se si donte që tifozët e Liverpoolit ta kujtonin nëse periudha e tij në Anfield përfundon këtë verë.

“Dua që tifozët të kujtojnë se i dhashë të gjitha tifozëve, ia dhashë të gjitha qytetit. Isha këtu, nuk isha dembel, thjesht e shijova futbollin tim dhe i dhashë të gjitha”, ka thënë fillimisht egjiptiani.

“Unë mendoj se kjo është ajo që ka të bëjë qyteti - ata të japin dashuri dhe ti ke një lidhje me ta sepse jep gjithçka. Unë dua që ata të kujtojnë se isha këtu për tetë vjet dhe i dhashë të gjitha”.

Në të njëjtën kohë, Salah nuk mundi t'i siguronte tifozët e Liverpoolit se do të qëndrojë përtej këtij sezoni.

“Nëse qëndroj në këtë vend, do të mendoj për këtë [të thyej më shumë rekorde me Liverpoolin]. Por deri më tani, unë jam duke menduar vetëm për të fituar Ligën Premier, dhe do të shohim në fund të sezonit”, përfundoi Salah.

Kontrata e 32-vjeçarit me Liverpoolin skadon këtë verë dhe nuk ka asnjë indikacion se ku qëndron e ardhmja e tij.

Forma e Salah është një nga arsyet kryesore për pozicionin kryesor të Reds në Ligën Premier, pasi në 27 ndeshje, ai regjistroi 25 gola dhe 16 asistime. /Telegrafi/