Please enter at least 3 characters.

S'e kanë ndërmend të ndërrojnë vend

2016/01/s-e-kan-euml-nd-euml-rmend-t-euml-nd-euml-rrojn-euml-vend_hd.jpg

Skuadra nga Drenasi e mbylli pjesën e parë të Kampionatit si kampion vjeshtor, ndërsa do të mundohet ta kompletojë sezonin në mënyrë të përsosur.

“Ne i kemi filluar dhe përfunduar përgatitjet sipas planit, si është më së miri. Të gjitha ato që i kemi planifikuar, i kemi realizuar. Futbollistët janë të përgatitur në aspektin fizik, teknik dhe psikologjik. Ky i fundit është shumë i rëndësishëm për ta mbajtur pozitën e parë deri në fund të sezonit”, deklaroi trajneri Gani Sejdiu për “Zërin”.

“Do të jetë e vështirë, pasi jemi të hendikepuar pa fushën tonë, për stërvitje dhe lojë. Kjo po na penalizon shumë dhe bën që të mos e kemi prioritet titullin e kampionit. Po ashtu, të gjitha ekipet janë përforcuar dhe pranvera do të jetë mjaft e nxehtë. Nuk ka më ekip të dobët”, tha trajneri mitrovicas. /Telegrafi/