Ryva thyen rekord në Karting, ndërsa paralajmëron dy këngë të reja
03/05/2015
Këngëtarja Ryva Kajtazi ka treguar talentin e saj në vozitje në Karting duke shkëlqyer në emisionin “Automan” të KTV-së.
Në emisionin e dytë të formatit të ri ajo ka mposhtur Lorin dhe ka thyer rekordin që e mbante Fatos Kryeziu. Rekordin e shpejtësisë në këtë garë ajo e theu në luftë për “Pole-position”.
“Kjo garë ishte një eksperiencë shumë e mire sidomos kur shpërblehesh me fitore, por mbi të gjitha t’u thyesh rekorde meshkujve…”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Në këtë emision Ryva tregoi edhe planet e saj për të ardhmen. Ajo njoftoi se së shpejti do të vijnë dy projektet e reja.
“Jam duke punuar në dy këngë të reja, që do të vijnë shumë shpejt. Njëra është duet, ndërsa tjetra solo”, ka thënë ajo. /Telegrafi/


