Ryva realizon klipin e ri (Video)
23/12/2015
Ryva Kajtazi ka realizuar projektin e saj më të ri. “Pa ty” titullohet kënga, e cila do të vijë në bashkëpunim me NG.
Xhirimet e videoklipit tashmë kanë përfunduar dhe pritet që brenda pak ditësh të jetë gati për publikim, transmeton Telegrafi.
Artistët kanë publikuar një pjesë të këtij klipi duke njoftuar fansat se brenda tij do të zhvillohet një ngjarje.
Aktrimin Ryva nuk do ta ketë pasur problem, pasi ajo fillimisht në skenë është futur si aktore.
Ndryshe, këngëtarja po shijon muajt e parë të shtatzënisë me fëmijën e saj të parë. /Telegrafi/


