Please enter at least 3 characters.

Rusia në çerekfinale, eliminon Spanjën pas trilerit të penalltive

2018/07/Rusia-2.jpg
276:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 01: Russia players celebrate following their sides victory in a penalty shoot out during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Spain and Russia at Luzhniki Stadium on July 1, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Rusisë kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Botës, e cila zgjati plot 120 minuta, ndërsa pas penalltive ishin nikoqirët të cilët fituan me rezultat 4-3.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga spanjollët, të cilët rrezikuan më shumë dhe menaxhuan lojën, por të dyja kombëtaret arritën ta shënojnë nga një gol.

E para që gjeti rrugën e golit ishte kombëtarja La Roja, ku në minutën e 12-të të ndeshjes pas në harkimi të Marco Asensios ishte mbrojtësi Sergey Ignashevich që shënoi në golin e tij për 1-0.

Momenti i golit të Spanjës (Getty Images)

Megjithatë, rusët arritën të kthehen në lojë në minutën e 42-të, ku Artem Dzyuba shënoi nga pika e bardhë për 1-1 pasi më parë Gerard Pique luajti me dorë në zonë.

Festa e Dzyubas pas golit të barazimit (Getty Images)

Në pjesën e dytë, përsëri Spanja diktoi lojën dhe ishte më kërkuese për golin e fitores, për dallim nga Rusia që mbrohej dhe tentonte befasinë me kundërsulme.

Spanja kishte rast të mirë të gjente golin në minutën e 85-të, por portieri Igor Akinfeev priti dy goditje të njëpasnjëshme të Andres Iniestas dhe Iago Aspasit, ndërsa pas 90 minutave ndeshja përfundoi me barazim 1-1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Hierro duke motivuar futbollistët për vazhdime (Getty Images)

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve ishte ekipi i Fernando Hierros që dominoi totalisht, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Dominimi zgjati edhe në 15 minutat e dytë të vazhdimeve, por Rusia u mbajt mirë dhe ndeshja pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 1-1 dhe fituesi u desh të zgjidhet pas penalltive.

Koke humbi njërën nga penalltitë (Getty Images)

Në penallti më të saktë ishin rusët, të cilët arritën të shënojnë katër gjuajtjet e para, ndërsa Spanja humbi dy penallti me Koken dhe Aspasin.

Fituesi i këtij takimit, Spanja, do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Kroaci-Danimarkë, që zhvillohet sot (e diel) nga ora 20:00. /Telegrafi/