Please enter at least 3 characters.

Rusia gati 50 për qind më pak të ardhura nga nafta dhe gazi

2023/03/Screenshot_8.png

Të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi ranë me 46.4 për qind në muajin shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e ministrisë së financave.

Megjithatë, ato u rritën me 22.5 për qind në muajin shkurt krahasuar me janarin, raporton skynews.

Të ardhurat prej taksave dhe doganave nga shitjet e naftës dhe gazit ranë në janar në nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2020.

Të ardhurat nga shitjet e naftës dhe gazit arritën në 521.2 miliardë rubla (6.5 miliardë euro) muajin e kaluar, krahasuar me 425.5 miliardë rubla (5.3 miliardë euro) në janar dhe 971.7 miliardë rubla (11.8 miliardë euro) në shkurt 2022.

Moska mbështetet në të ardhurat e energjisë për të financuar shpenzimet e qeverisë.

Ajo është detyruar të shesë rezerva valutore për të mbuluar koston e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/