Rummenigge: Guardiola është gjeni
Spanjolli e mori përsipër udhëheqjen e skuadrës nga Jupp Heynckes pasi gjermanët fituan tripletën historike në sezonin 2012-13, duke fituar Bundesligan, DFB Pokal dhe Ligën e Kampionëve. Ai e udhëhoqi Bayernin drejt titullit të Bundesligas në sezonin e parë, dhe duket se do ta përsëritë këtë gjë edhe këtë vit.
“Ne e ndërruam filozofinë tonë pak, në fakt ne u munduam të marrim cilësinë më të madhe të mundshme dhe unë besoj se faktori kryesor për këtë është trajneri ynë, Pep Guardiola. Ai po bën një punë fantastike dhe na ka sjellë neve më shumë cilësi se që kemi pasur përpara”, ka thënë fillimisht Rummenigge.
“Unë do të thosha se ai është i veçantë për faktin se duket si gjeni në rolin e tij. Ai është shumë i ndjeshëm dhe punon shumë çdo ditë. Mua më pëlqen ai shumë dhe jemi të lumtur që e kemi në Munich”.
“Ne ishim të fortë edhe me Jup Heynckesin para se të vinte ai dhe fituam tripletën, mirëpo kur Guardiola erdhi gjërat ndryshuan paksa. Stili i tij është shumë më dominues, shumë më sulmues dhe spektakolar”, ka shtuar legjenda gjermane. /Telegrafi/


