Please enter at least 3 characters.

Ruiz e paralajmëron Joshuan për rimeçin: Do të humbësh përsëri

2019/06/GettyImages-1153316998.jpg
231:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Anthony Joshua knocks down Andy Ruiz Jr in the third round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Andy Ruiz insiston se ripërballja me Anthony Joshuan do të jetë sërish një humbje për britanikun, pasi nuk është i mirë në boks.

Kampioni aktual i boksit në peshat e rënda e mposhti AJ në Madison Square Garden më 1 qershor, për t’ia rrëmbyer kështu titujt WBA, WBO, IBF.

Përgatitjet kanë filluar për një rimeç në muajin nëntor ose dhjetor, derisa Joshua e konsideron ende veten si favorit, por kështu nuk mendon edhe meksikano-amerikani.

Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Rimeçi do të jetë i njëjti. Do të jem më i përgatitur, më i gatshëm”, ka deklaruar Ruiz.

"Unë i njoh gabimet e tij, mund të bëj shumë më mirë. Mendoj se e vetmja gjë që mund të bëjë (Joshua) është që të vrapojë përreth”.

"Ai nuk është i mirë në boks, nuk është një boksier i mirë. Do të jetë një përballje e madhe – Ruzi vs Joshua ll”, ka shtuar më tej kampioni i peshave të rënda. /Telegrafi/