Please enter at least 3 characters.

Rudiger: Roma ekip i madh në Itali, Chelsea një nivel tjetër

2017/07/214931248-072cc917-9cd8-40e1-9c4d-70900b72786b.jpg

Kalimi i Antonio Rudiger te Chelsea normalisht që nuk u pritë mirë nga tifozët e Romës, por gjermani nuk ishte i pari dhe nuk do të jetë i fundit që largohet nga klubi romak përkundër dëshirës së tifozëve.

Por, kalimin e tij të Blutë për tifozët e klubit italian e bëjnë më të vështirë fjalët e mbrojtësit.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për askënd, por nuk mund të krahasohet Roma dhe Chelsea”.

“Chelsea është një klub i madh, ashtu edhe Roma, por në Itali. Chelsea është tjetër nivel”, ka thënë Rudiger për BeIN Sports.

Gjermani kaloi te kampionët e Ligës Premier për 35 milionë euro dhe katër tjerë në formë të bonuseve. /Telegrafi/