Ruben Amorim shpjegon pse ai duhet të jetë i kujdesshëm ndaj Seskos
Ruben Amorim ka shpjeguar pse duhet të jetë "i kujdesshëm" me përforcimin e ri të Manchester United, Benjamin Sesko, pas një deklarate të fortë dhe të sinqertë rreth sulmuesit slloven.
Manchester United arriti ta sigurojë kartonin e Seskos këtë verë, duke mposhtur konkurrencën e fortë të Newcastle United, në një marrëveshje me vlerë 73.7 milionë euro, duke e transferuar atë nga RB Leipzig.
Sulmuesi 22-vjeçar debutoi për "Djajtë e Kuq" në ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Arsenalit fundjavën e kaluar, një sfidë që përfundoi me humbjen 1-0 për United. Ai u inkuadrua në pjesën e dytë, por nuk arriti të lërë ndikim të madh në sulm.
Megjithatë, Amorim është i entuziazmuar për potencialin që paraqet Sesko dhe beson se ai është “edhe më i mirë” se sa kishte menduar fillimisht.
“Më pëlqen t’i njoh lojtarët, të shoh video të tyre dhe të mbledh gjithë informacionin e mundshëm, por gjithmonë do edhe një konfirmim në fushë dhe e ndjeva që Sesko ishte edhe më i mirë se sa mendoja”.
Amorim është i bindur se Sesko do të jetë qendra e sulmit e United për shumë vite dhe shpjegon arsyen pse duhet të ketë kujdes me të.
“Duhet të jem i kujdesshëm, sepse Sesko do të jetë sulmuesi ynë për shumë, shumë vite, ndaj duhet t’ia vendosim këtë bindje në kokë. Duhet ta lëmë të qetësohet, të ambientohet, të shijojë përditshmërinë, sepse është, siç e thatë edhe ju, një lojtar që është i fiksuar pas përmirësimit”.
“Jam vërtet i lumtur,jo vetëm me të, por edhe me Cunha, Diego dhe Mbeumo, e dimë që kemi lojtarët e duhur dhe që për të ardhmen do të kemi një bazë solide, që është thelbësore për ne”, ka thënë Amorim./Telegrafi/


