Please enter at least 3 characters.

RRUGA PA KRYE

2020/07/Talking-Heads.jpg

Nga: David Byrne (grupi Talking Heads, kënga “Road to Nowhere”, albumi “Little Creatures”, 1985)Përktheu: Agron ShalaPaj, po e dimë ku jemi kah shkojmëPo s’po e dimë ku jemi kânëEdhe po e dimë çka po dimëPo s’po mujmë me kallxu se ç’a kemi paE nuk jemi fëmijë t’vegjëlSe po e dimë çka po domëE ardhmja âsht e qartëAna pak kohë t’i biem n’fije

Jemi n’rrugën pa krye
Futu brenda
Tuj e bâ rrugëtimin pa krye
Atë rrugë tuj e marrë

Po ndihna mirë n’këtë mëngjes
Edhe dije
Jemi n’rrugën për n’Xhenet
Qe po nisemi, po nisemi

Jemi n’rrugën pa krye
Futu brenda
Tuj e bâ rrugëtimin pa krye
Atë rrugë tuj e marrë

Nashta po do me ditë ku je
Hiç s’po ma nien
Koha k’tu âsht n’anën tonë
Po t’çon atje... t’çon atje

Jemi n’rrugën pa kryeJemi n’rrugën pa krye

Nji qytet n’mendje e kam
Bashkohu e merre këtë rrugëtim
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Edhe âsht shumë larg
Ama po rritet dita-ditës
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

A po do me ardhë me mu
Mundesh me m’ndihmu këtë kangë me knu
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Munen me t’kallxu ç’a me bâ
Po budallë kanë me t’bâ
Krejt n’rregull âsht, zemër, krejt n’rregull

Jemi n’rrugën pa kryeJemi n’rrugën pa krye