RRUGA E MËSHIRËS
Nga: Peter Gabriel (1986)
Përktheu: Agron Shala
Teksa vështron poshtë rrugët e zbrazëta, gjithçka që ajo sheh
Janë ëndrrat që u bënë të prekshme, ëndrrat që u bënë realitet
Të gjitha ndërtesat, të gjitha makinat
Dikur ishin veç një ëndërr në mendjen e dikujt
Ajo përfytyron xhamat e thyer, përfytyron avullin
Ajo përfytyron një shpirt pa asnjë cen
Le ta nxjerrim varkën, të presim derisa të bjerë terri
Le ta nxjerrim varkën, të presim derisa të bjerë terri
Askund në korridoret me të gjelbrën e zbehtë dhe gri
Askund në periferi, në kthjelltësinë e ditës
Atje, në mes të gjithçkaje, kaq e gjallë dhe e vetmuar
Fjalët të mbajnë si kockat
Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, shpërfaqe veten
Duke ëndërruar mëshirën, sërish në krahët e babës tënd
Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, betohem se e zhvendosën atë tabelë
Duke ëndërruar mëshirën, në krahët e babës tënd
Duke nxjerrë letrat prej sirtarëve që rrëshqasin lehtë
Duke e tërhequr errësirën, fjalë pas fjale
Duke i rrëfyer të gjitha gjërat e fshehta në kutinë e ngrohtë prej kadifeje
Te prifti; ai është mjeku, ai mund t'i përballojë goditjet
Duke ëndërruar për butësinë, dridhjen në ijë
Të puthjes së buzëve të Marisë
Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, shpërfaqe veten
Duke ëndërruar mëshirën, sërish në krahët e babës tënd
Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, betohem se e zhvendosën atë tabelë
Duke ëndërruar mëshirën, në krahët e babës tënd
(Mëshirë, mëshirë, duke kërkuar mëshirë)
(Duke kërkuar mëshirë)
Ana me babën e saj është në varkë
Duke lundruar mbi ujë, duke lundruar mbi dallgët e detit


