Please enter at least 3 characters.

Rriten pensionet për 3%

2017/02/Arben_Ahmetaj-e1487770580950.jpg

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës vendimin për rritjen e pensioneve në masën 3%, duke nisur nga data 2 mars.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën gjatë një konference për shtyp nga selia e Kryeministrisë se qeveria e kaloi vendimin për rritjen e pensioneve

“Është një rritje uniforme e cila vjen menjëherë pas paketës së solidaritet që qeveria kaloi në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar në favor të pensionistëve e familjeve me ndihmë ekonomike”, deklaroi Ahmetaj.

Nga ky vendi do të përfitojnë mbi 640 mijë pensionistë. “Projekti social vazhdon”, u shpreh ministri Ahmetaj./Telegrafi/